Shumë diskrete, por gjithsesi Xhensila ndanë me ndjekësit një moment me Ajkën

By

Xhensila Myrtezai dhe Bes Kallaku, janë nga ata prindër të famshëm që kanë vendosur ta mbajnë shumë diskret imazhin e të bijës së tyre disa muajshe, Ajkës.

Çifti as edhe njëherë nuk e kanë bërë publike fytyrën e saj, duke lënë që të dalin në publik vetëm copëza fotografie të vogëlushes.

Megjithatë, pas imazhit të Krishtlindjeve që çifti lansuan në Instagram, Xhensila ka publikuar një moment të lezetshëm me Ajkën.

Nënë e bijë po e shijonin mbrëmjen e djeshme pranë një kamini me dru zjarri, e që të dyja kishin mbathur çorape të kuqe leshi dhe janë aq simpatike këmbët e vockla të Ajkës.

Megjithatë kujtojmë se ka një arsye pse këngëtarja s’e ekspozon vajzën, e këtë e ka treguar në një intervistë për Revistën Class.

“Kjo është nga të vetmet intervista ku unë flas për vajzën, pasi ajo është e shenjtë për mua, në boten dhe ditët e errëta ku jetojmë që njerëzit janë të etur për ca like apo material për të ushqyer veten dhe të mbushin me të pavërteta. Aq më tepër për shumë të tjerë që fshihen pas një tableti apo celulari, dhe janë vetëm dashakeqë, të gatshëm për të komentuar negativisht edhe për të mirën më të madhe. Kjo është një nga arsyet përse nuk dua të flas për të, pasi është e kulluara dhe e pastra në sytë e mi. Nuk do të mjaftonte jo vetëm kjo intervistë, por krejt jeta ime për të folur për atë çka unë kam ndjerë në këto pesë muaj. Mendoj se çdo nënë ma kupton ndjesinë protektive që unë kam! Në të ardhmen edhe mund të zbutet, por tani jam “kujdes kafshon” kur bëhet fjalë për bijën time.”- ka rrëfyer këngëtarja.

Artikuj të ngjashëm