Çanta “smart” që do të ju nxjerrë nga çdo situatë e sikletshme

By

Ishte vetëm një çështje kohe para se dikush të shpikte një çantë të mençur. Sot, Tracey Hummel debutoi zyrtarisht etiketën e saj luksoze Bee & Kin, duke bashkuar dy botë me sa duket të ndryshme – modës dhe teknologjisë bashkë. Çanta e saj (ka pesë stile të ndryshme së bashku me kuleta të vogla) janë të pajisura të gjitha me dy butona unike: një elektrik dore ndërtuar dhe një buton që lidhet me telefonin tuaj. Kjo e dyta është gjeniale.

Me anë të Bluetooth-it të telefonit tuaj, butoni i zgjuar i çantës lidhet me një aplikacion të quajtur Flic, të cilin ju përdorni për të programuar të gjitha funksionet e ndryshme që dëshironi butoni juaj të jetë në gjendje të ekzekutojë, si porositja e taksit ose dërgimi i një mesazhi teksti.

image

Gjithashtu mund të bëni thirrjen tuaj të telefonit, që do të thotë se tani mund të largoheni nga ai takimi i sikletshem pa pasu nevojë që shoqja juaj e ngushtë të ju thërrasë me një emergjencë të rreme në gjysmë të rrugës.

Çantat luksoze shkojnë nga £ 400 në £ 570 dhe, ndërsa ato janë fokusuar në teknologji, ato ende ju bëjnë të ndjeheni femërore dhe stylish.

image

 

Artikuj të ngjashëm