Sara kërcënon menaxherin e Bardhit: Do të ta shkatërroj figurën…

By

Sara Gjordeni ka kërcënuar menaxherin e Bardhit, Jetmir Agajn, në një postim në Instagram.

Ajo tha se nëse vetëm edhe një story-sulm bëhet ndaj saj, do “t’ia shktërroj figurën dhe planet”.

“Po duroj dhe po hesht vetëm për hatër të Bardhi. Hiq dorë bro nuk arrite të na ndash, është më e fortë se ti. Boll kërkove vëmendje me zor”, ka shkruar Sara ndër të tjera.

Në fund, ajo shkroi: “Me dashuri: Sara Nikol Idrizi (mbiemrin e Bardhit).

Ndryshe, Bardhi la shtëpinë e Big Brother VIP Albania të shtunën pasi vëllai i tij e njoftoi se nëna e tyre nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Artikuj të ngjashëm