Sara Hoxha organizon baby-shower: Këto janë pamjet

By

Kur shtatzënia e dytë për Sara Hoxhën po shkon drejt fundit, pa shumë zhurmë dhe përtej postimeve në rrjete sociale, fundjavën që lamë pas është mbajtur festa tashmë e shndërruar në traditë, ‘baby-shower’.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trashëgimtarja e Top Media përmes një postimi ku shfaqet me motrën e saj të madhe, Lorin.

‘Në mes të gjithë panikut, këtë fundjavë pata baby-shower më special me më të afërmit e më të dashurit’ – ësshtë shprehur Sara e cila së fundmi ka rrëfyer publikisht periudhën e vështirë që po kalon me depresionin para lindjes.

Çdo gjë duket të jetë menduar në detaje në këtë darkë përallore edhe njëkohësisht tejet private në pritje të nipit të parë të familjes Hoxha. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm