Mbrëmë në një ambient privat, Ledion Liço festoi 35-vjetorin.
View this post on Instagram
Prezantuesi i njohur që është tërhequr tërësisht nga ekrani duke drejtuar radion Top Albania, ditëlindjen e kaloi me një rreth të miqve.
Nuk munguan Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu teksa aty ishin edhe çifti, Ledri Vula e Sara Hoxha.
Kjo e fundit, në një nga daljet e saj të rralla këto kohë pas ardhjes në jetë të Poem Blu, është kuruar pak më shumë nga zakonisht.
Me një pamje nga duart e ‘mjeshtrit’ Arbër Bytyqi, Sara duket se e ka pasur të vështirë ta njohë veten.
“A jam unë kjo?” – pyet Sara në fotografitë e ndara me ndjekësit ku duket për mrekulli.
Ndër komentet që i kanë dhënë përgjigje pyetjes, është edhe ai i shoqes së saj të ngushtë, këngëtares Dhurata Dora. /Prive.al
View this post on Instagram