Sara Hoxha numëron një numër të lartë ndjekësish në Instagram që janë shumë kuriozë të dinë rreth jetës së saj.
Kështu, ajo shuan kureshtjen e ndjekësve me bisedat virtuale që ajo realizon në rrjetin social.
Së fundmi, një nga ndjekësit e saj e pyeti se a ka pasur vështirësi në muajt e parë me foshnjën e saj, Poem Blu.
Sara u përgjigj duke thënë se gji dhënia ishte e vështirë dhe sfiduese për të.
Ndërkohë ajo zbuloi se ka marrë edhe dozën e parë të vaksinës anti-COVID edhe pse është nënë gjidhënëse.
Teksa i përgjigjej një ndjekësi ajo arsyetoi edhe vendimin e saj për të marrë vaksinën kundër virusit vdekjeprurës.
“Nuk ka asnjë kundër-indikacion. Në fakt është e rekomandueshme pasi antitrupat kalojnë nëpërmjet qumështit të gjirit, kështu rrjedhimisht edhe bebi është i mbrojtur nga virusi”, shkroi Sara në postimin e saj. /Prive.al