Lidhja e tyre u shndërrua në një prej më të përfolurave në Shqipëri. Pak u kuptua për jetën e tyre në çift pasi Ledion Liço dhe Sara Hoxha ishin tejet hermetik duke mbajtur gjërat e fshehura nga publiku.
Megjithatë, nuk ishin të rralla as raportimet për krisje të lidhjes së tyre. Madje, muajve të fundit u spekulua një gjë e tillë marrë shkas nga distancimi i tyre në publik sepse prezantuesi dhe trashëgimtarja e Top Medias nuk u panë bashkë në ditëlindje të Lorit dhe ceremoninë e inagurimit të godinës së re të Top Channel.
Por, gjërat për çiftin po ecin me gjasë për mrekulli. Sara ka ndarë në profilin e saj në Instagram pjesë nga seti fotografik realizuar nga Artan Korenica ku shihet bashkë me Ledionin.
‘Në një dhomë të mbushur me art, unë përsëri do të shikoja vetëm ty’ – është shprehur ajo në imazhin e postuar.
Ndryshe, kujtojmë se pikërisht kjo lidhje shpeshherë u bë objekt diskutimi shkaku se gjoja Ledioni favorizohej në Top Channel duke ‘zaptuar’ emisionet dhe terminet më të rëndësishme televizive. /Prive.al/