Këngëtarja Samanta Karavella të mërkurën ka publikuar këngën e saj më të re ‘Asnjo si un’.
Për këtë projekt është kujdesur produksioni Max në Video e po ashtu në Audio nga producenti Alandy.
Teksti i saj është shkruar nga Samanta e Lyrical Son ndërsa për paraqitje është kujdesur Joni Peci e grimi nga Arbër Bytyqi.
Ky projekt përpos që është i kuruar deri në detaj në sy bie edhe investimi i lartë që është bërë për këtë videoklip.
Që në orët e para ‘Asnjo si un’ është pëlqyer.