Sabri Fejzullahu pajiset me vizë pune në Zvicër

By

Zvicrën e viziton mjaft shpesh. Si rrjedhojë e mbrëmjeve të shumta muzikore, Sabri Fejzullahu ka frekuentuar shteti helvetik me dhjetëra herë brenda një viti.

Por në Maj të vitit 2014, legjenda e muzikës hasi në probleme me autoritetet e atjeshme të cilat e ndaluan në aeroportin e Cyrihut.

Arsyeja ishte përdorimi i vizës Schengen për punë në shtetin helvetik, që me ligj dhe rregulla është diçka e ndaluar.

Megjithatë, Sabriu për tu siguruar se një eksperiencë e hidhur nuk do t’i përsëritet tanimë ka zgjidhur problemet. Ai është pajisur me vizë pune valide deri në Tetor të 2016-tës.

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook ku ka falemnderuar ata që i ndihmuan në nxjerrjen e kësaj vize. /Prive.al/

sabri

Artikuj të ngjashëm