Kësaj radhe në lojën Haje ose Thuaje në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, nuk ishte protagonist Alaudin Hamiti.
Në NIN mbrëmjen që lamë pas, ishin lojtarë Heidi Lushtaku dhe kampioni i boksit Haxhi Krasniqi. Dyshja kanë luajtur me njëri tjetrin, duke e përballë njëri tjetrin me pyetje të vështira.
“Sa të dashura i ke pasur para se të fejoheshe me mua”, e ka pyetur Heidi Robini!
“Hmm, le të themi kështu ajo pjesë s’ekziston më prej se të kam takuar ty”, ka qenë përgjigja romantike e Haxhiut, megjithatë jo një përgjigje korrekte siç e do loja, sepse ai është dashur ta thotë numrin ose të hajë diçka të shpifur nga tavolina. /Prive.al