Ai ka një bazament të madh fansash, e shumë prej tyre janë djem e vajza të vogla që e adhurojnë reperin.
E Ledri Vula nuk i ka harruar më të vegjlit në ditën më të veçantë të tyre. Reperi i njohur, që shpesh takon adhuruesit e tij të vegjël, ka publikuar në profilin e tij në Instagram, një video ku bën një urim special për 1 Qershorin, ditën ndërkombëtare të fëmijëve.
Me këtë ai e dëshmoi se i do shumë fëmijët dhe se i ka të rëndësishëm ata.
“Të gjithë fëmijëve, një ditë sa më të bukur”, ka shkruar reperi në videon me plot inserte nga takimet emocionuese me fëmijët që e duan. /Prive.al