Erion Veliaj po bëhet baba, politikani zbulon detajet

By

Përpara disa ditësh në media u komentua gjatë lajmi që Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa janë në pritje të një fëmije dhe shumë shpejt do të bëhen prindër. Por çifti i njohur nuk reagoi për këto lajme që qarkulluan.

Megjithatë së fundmi një foto e siguruar nga ‘Tirana Post’ ka treguar qartë që Ajola është shtatzënë e po ashtu ata të dy kanë publikuar edhe statuse në rrjete sociale, ku shkruajnë se nga dy po bëhen tre

Përveç kësaj, Xoxa është shfaqur mbrëmjen e djeshme në një event, e veshur me një fustan rozë i cili i tregon qartë barkun e saj.

Sipas burimeve pranë ‘Tirana Post’ çifti pritet që të bëhen prindër në fillim të vjeshtës.

Artikuj të ngjashëm