Ndahet nga jeta komediani i famshëm dhe ja për kë ishte postimi i tij i fundit në Instagram

By

Gilbert Gottfried, një komedian dhe aktor i famshëm, ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë, njoftoi familja e tij të martën. Ai ishte 67 vjeçar.

Postimi i fundit i tij në Instagram i ftoi njerëzit të ndajnë mendimet e tyre mbi “shuplakën” duke ndarë edhe një foto me komedianin Chris Rock.

Rock u godit me shuplakë nga Will Smith gjatë prezantimit në Academy Awards pasi Rock bëri një shaka me gruan e Smith, Jada Pinkett Smith.

“Cili është krimi më i keq?”, shkruante mbishkrimi në foton e Gottfried dhe Rock. “Chris Rock që u sulmua fizikisht apo Chris Rock që thotë një shaka?”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm