E rritur në një kohë kur mundësitë për të pasur lodra ishin shumë të limituara, aktorja Teuta Krasniqi, i ka rrëfyer vajzës së saj Tarës se si kishte ndërtuar vet një shtëpi kukullash kur ishte një vajzë e vogël.
Në intervistën e fundit të Teutës dhënë për Prive, ajo u intervistua nga vajza e saj Tara, e cila për të ëmën ka pasur plot pyetje.
“A ke qenë kreative kur ke qenë e vogël?”, e pyet Tara të ëmën.
“Kam qenë por jo aq sa ti. Megjithatë kur i shihja në reklama ato shtëpitë e bukura të kukullave, doja shumë që t’i kisha ato. Pastaj i kam marrë disa kutia të këpucëve edhe e kam ndërtu shtëpinë e kukullave vet. Bile i pata bërë edhe dritaret e të gjitha. Madje i pata bërë edhe pishinë shtëpisë me një tepsi që ia mora mamit”, ka thënë Tara. /Prive.al