“Sa e lidhur ndjehesh me Kosovën?” – Dua Lipa jep përgjigjen mahnitëse: “Shqiptarët s’janë mafia”

By

Së fundmi Dua Lipa ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën prestigjioze Elle për numrin që publikohet muajin tjetër në Shtetet e Bashkuara.

Intervista është realizuar gjatë një kohe sa Dua po qëndronte në Amerikë, ndërsa gazetarja Lauren Levy, e ka pyetur këngëtaren edhe për lidhjen që ka me Kosovën ndër të tjerash.

image

“Meqë e ke kaluar kohën më të madhe të jetës tënde në Londër, sa e lidhur ndjehesh me Kosovën”?, ishte pyetje nga Elle që iu parashtrua Duas.

image

“Kosova më ka definuar shumë. Ne kemi një sens të hatashëm për komunitetin. Njerëzit i dinë punët e tua para s’e t’i dish edhe ti, por ata gjithmonë më kanë dhënë shumë dashuri. Dikush në një intervistë më pati thënë, “Ti e ke etikën e punës së një emigranti”, por ne gjithmonë duam në mënyrë të dëshpëruar që të na marrin seriozisht. Të jesh nga Kosova apo Shqipëria, ka gjithmonë një stigmë rreth kësaj. Në filma, çdo shqiptar është mafia. Ne po provojmë ta ndryshojmë atë që zakonisht njerëzit e mendojnë për vendin tonë”, ka thënë Dua Lipa. /Prive.al

image

Artikuj të ngjashëm