Ryva me baladë të re

By

Verën e këtij viti për Ryva Kajtazin ishte e mbushur përplot me ahengje të familjeve shqiptare në të cilat ajo performoi.

Nga çfarë u pa përmes videove, këngëtarja ishte tejet e kërkuar falë aftësisë së saj për t’a kallur atmosferën. Por tash kur dasmat kanë mbaruar, Ryva i është përvishur punës që të mos i mungojë fansave as përgjatë vjeshtës.

Siç merr vesh Prive, këngëtarja ka nisur inçizimin e këngës së re tek studioja e Virusit në Maqedoni. Teksti i këngës do të jetë mjaft melankolik kurse  natyrisht se projekti do të ketë të bashkangjitur edhe videoklipin.

Të kujtojmë se projekti i fundit i saj ishte ‘Dalim Sonte’ në bashkëpunim me Tarabuka Band e Dj Star të cilin Ryva e solli në Maj të këtij viti. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm