Prive mëson se Kresha, Tayna e Lyrical Son nisin xhirimet e klipit

By

Dy reperët e famshëm të grupit P.I.N.T, MC Kresha dhe Lyrical Son, po sjellin një bashkëpunim të ri, e kësaj here s’do të jetë me askë nga djemtë e estradës.

Dyshja e famshme, po bëjnë këngë me reperen më “in” të momentit, dhe ajo është Tayna, transmetoi disa ditë më parë Prive.

Reperja e cila së fundmi ka publikuar një këngë solo me titullin “Caliente” do të bashkëpunojë me dy nga reperët më të mirë shqiptarë, e siç mësoi Prive, kënga pritet të jetë me potenciale të hitit.

Burime të afërta pranë artistëve konfirmuan për Prive, po ashtu se treshja kanë filluar edhe xhirimet e klipit që do të shoqërojë këngën. /Prive.al

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm