Pamje të papublikuara më parë: Si erdhi Stresi deri te vendimi për largim?

By

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime së Big Brother VIP Kosova, siç edhe pritej, është diskutuar lidhur me veprimet e Stresit në fundjavën që lamë pas dhe kërkesës së tij për tu larguar nga shtëpia.

Madje, rap artisti u pa ta shqelmonte derën e dhomës së rrëfimeve, diçka që nga opinionisti Olti Curri, u cilësua si moment i rëndë për tu shfaqur në transmetim.

Por, “Vëllai i Madh” që tashmë njihet për korrektësinë e tij, jo vetëm që ka vendosur ta diskutojë ngjarjen në këtë natë Prime, por edhe ka transmetuar pamje nga acarimi i paprecedentë i Stresit.

Për t’i parë pamjet e papublikuara të Stresit atë natë, shikojeni videon në linkun e mëposhtëm.

Artikuj të ngjashëm