Kë e rrahu Stresi?!

By

Reperi Arkimend Lushaj i njohur me nofkën Stresi, vazhdon të jetë pjesë e shtypit jo për muzikë për probleme.

Pas pozimit me narkotikë, ai tashmë ka bërë një postim me disa fjalë që mbajnë një dedikim.

“Para se me hap gojën ju Maldinat , çka patët dje. Mos i kallxoni askujt që jeni rreh si qeni se jeni mësu me u rreh e me bo sikur s’ka ndodh sen”

Këto fjalë që kanë shoqëruar një fotografi të reperit nuk dihet akoma nëse janë pjesë e ndonjë kënge të tij apo ka qenë i përfshirë në ndonjë përleshje së fundmi.

Rrahjet mes reperëve dhe ofendimi ndaj njëri-tjetrit kanë qenë të shpeshta edhe në diskografinë shqiptare edhe pse, kohëve të fundit ato janë shuar.  E ky postim që ka bërë Stresi nuk është bërë publik nëse i kushtohet ndonjë kolegu të tij apo nuk ka të bëj me muzikë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm