Çdo pjesëmarrës në festivalin e këngës së Radiotelevizionit Shqiptar, këtë vit do e ftojë një këngëtar për mbështetje.
Këtë e ka zbuluar këngëtarja Aurela Gaçe e cila në profilin e saj në Instagram ka shkruar se në RTSH nuk po konkurron këtë vit, por ka shkuar atje në mbështetje të dy artistëve të rinj që marrin pjesë.
“Pas pak ne skenen e Festivalit te Kenges. …sot eshte nata e performancave, ku çdo këngëtar ne garë ,fton nje tjeter kengetar per mbeshtetje .( nuk jam ne konkurrim😁) ….do ta zbuloj me vone se per kë jam sot ketu”, ka shkruar Aurela mbrëmë.
Më pas ajo ka zbuluar se në RTSH kishte shkuar të mbështeste dy këngëtarët, Marko Strazmirin dhe Imbro Manajn.
“Ku kishte me bukur se te festoja 25 vjetorin e ngjitjes ne skenen e Festivalit te Madh ne mbeshtetje te dy zerave te rinj por kaq te talentuar?”, ka thënë Aurela. /Prive.al