Muaj më parë Prive raportoi se ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ishte ndarë nga bashkëshorti i saj prej vitesh, stomatologu Astrit Kuçi.
Martesa e tyre kishte marrë fund, dhe procedura gjyqësore për divorc ishte iniciuar edhepse Jahjaga as nuk e ka mohuar e as pohuar këtë gjë.
E tani, përderisa Jahjaga po merret me projekte të reja dhe është e fokusuar në karrierë, ish bashkëshorti i saj Kuçi ka nisur një lidhje të re dashurie.
Këtë e ka publikuar në profilin e tij në Instagram, ku shfaqet me një grua e cila po tregohej e afërt me të, duke i dhënë edhe një puthje në faqe. /Prive.al