Rritet tensioni në Veri, Stresi deklaron: “Jemi gati 20 mijë veta për të sakrifikuar jetën për Kosovën”

By

Vazhdon të jetë e tensionuar situata në Veri të Kosovës, ku Policia ka shtuar numrin e trupave të saj për të mbajtur rendin atje.

Raportohet se patrullimet e policisë janë shtuar, duke u munduar të mbajnë situatën nën kontroll.

Ndërkohë mësohet se një autobus më udhëtarë është ndaluar në Zubqë dhe pas patrullimit është kthyer mbrapa. Policia ka njoftuar se situata është duke u monitoruar nga afër.

Më herët u raportua se një familje kosovare u sulmua në pikë kalimin kufitar, aty ku edhe serbët civilë kanë vendosur barrikada, si protestë kundërshtimi për masën e reciprocitetit, e cila hyn në fuqi sonte në mesnatë.

Stresi shkroi se kërcënimi serb po bëhet për popullin shqiptar të Kosovës.

“Të dashur bashkombas kudo ku jeni në botë.

Kërcënimi serb po bëhet për popullin shqiptar të Kosovës. Çdo njeri që e do këtë komb duhet të jetë në mbështetje të vëllezërve tanë se jemi të një gjaku.

Unë në këto momente që po ju shkruaj jemi gati 20 mijë veta nga mosha 18 – 35 vjeç të sakrifikojmë jetën tonë për të mbrojtur çdo pëllëmbë tokë të Kosovës”, shkroi ai. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm