Fifi e Kresha “tundën” internetin – kënga merr miliona klikime, a ua garanton kjo fitoren? (VIDEO)

By

Prezantimi i tyre me këngë të dielën e kaluar në Festivalin “Kënga Magjike”, nuk deshi shumë kohë që të bëhet hiti i internetit.

Këngëtarët MC Kresha dhe Filloreta Raçi sollën projektin e përbashkët të quajtur “Psikopatja jote” dhe kënga shumë shpejt mori me miliona klikime.

Dueti i të dyve, kaloi dhe famën e Danielës e Ardit Çunit, Kanitës dhe Ronela Hajtit, duke ua kaluar me numër klikimesh për një kohë rekorde.

Kresha dhe Fifi kanë 2,542,751 klikime në Youtube, dhe për momentin i bie të jetë kënga më e dëgjuar e festivalit.

Sigurisht, kjo s’mund t’ua garantojë fitoren për shkak se pjesëmarrësit e votojnë njëri tjetrin në këtë garë, ndërsa Ffifi e Kresha e kanë të sigurt çmimin e publikut, e ndoshta ky është çmimi më me vlerë që një artist mund të marrë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm