Rrezikojnë të mbesin vetëm! Pesë shenjat egoiste të horoskopit

By

Egoizmi është një ndjenjë e secilit prej nesh, por disa persona e kanë në dozë më të lartë dhe madje të ekzagjeruar. Shpeshherë ndodh që duke menduar vetëm për veten të lëndosh personat që të rrethojnë. Madje kjo situatë mund të shkojë deri në atë gradë saqë të gjithë mund të të braktisin. Ndjenja e egoizmit te njerëzit në një pjesë të madhe përcaktohet edhe nga karakteristika e shenjës së tyre të horoskopit.

Dashi

Kur e kuptoni se çfarë dëshironi, thjesht shkoni për ta marrë. Është diçka pozitive, për aq kohë sa mund ta kontrolloni. Ja që shpesh ndodh që situata t’ju dalë jashtë kontrollit. Natyrisht, mundoheni ta shpjegoni pse copa e fundit e picës e mbetur në kuti ju takon juve dhe askujt tjetër, ndërsa në sytë e të tjerëve mbeteni gjithmonë i etiketuar si…egoist!

Demi

Edhe pse njiheni si një shenjë plot stabilitet dhe besueshmëri, nevoja për t’u ndjerë të sigurt ju shtyn të mendoni kryesisht për aspektin material (mbi të gjitha!) Shpesh bëheni të ndjeshëm, shumë emocionalë dhe posesivë të tepruar. Doni gjithçka për vete dhe vetëm për vete.

Binjakët

Shquheni për ndjenjën e komoditetit që dhuroni, por nga ana tjetër kjo mund të ndryshojë nga çasti në çast. Si pasojë e taktikave tuaja të pandryshueshme, në sytë e të tjerëve mund të dukeni si sipërfaqësorë dhe pa karakter. Duke u përpjekur të fitoni terren kudo që shkoni, jeni gati të ndërroni maskat nga çasti në çast, vetëm për të arritur atë që dëshironi. Epo, miqve të ngushtë që ju rrethojnë, shpesh nuk ju pëlqen kjo situatë!

Luani

Motoja juaj është “çfarë të sheh syri, atë do marrësh”. Karakterizoheni nga guximi për të kaluar çdo pengesë, vetëm e vetëm që të arrini majën. Nuk e mendoni aspak që të ndaleni kur shihni diçka që doni, duke e bërë të qartë për çdokënd tjetër që të vetmit fitimtarë jeni ju dhe vetëm ju! E nëse dikush tjetër do të njëjtën gjë si ju, thjesht uleni ta këshilloni që po bën gabimin më të madh të jetës.

Virgjëresha

Jeni shumë të kujdesshëm ndaj detajeve dhe kontrolloni gjithçka që të rezultojë sa më perfekte. Kjo është një anë e mirë e juaja, për aq kohë sa ju siguron përmirësimin në vetvete. Por, do të ishte ideale nëse do të mbetej vetëm në kuadrin tuaj… Jeni të parët që kritikoni, ndërsa kjo nuk funksionon për çdokënd. Mund të tregoheni të ashpër me veten, por të tjerëve nuk ju intereson e njëjta gjë. Vetëm se ju nuk do ta bënit një gjë të caktuar në një mënyrë të caktuar, nuk do të thotë që çdokush mendon njësoj si ju. Dhe pikërisht këtu, humbisni shumë pikë.

Artikuj të ngjashëm