Aktorja shqiptare infektohet me COVID-19: “Po vrasim njëri tjetrin”

By

Numri i rasteve me koronavirus po rritet, e në mesin e të infektuarve është edhe aktorja shqiptare, Monika Lubonja.

Lajmin se ajo është prekur nga virusi COVID-19, e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Beteja e saj më sëmundjen e bëri aktoren që të reflektojë, për atë që njeriun po i shkakton tjetrit.

Më poshtë mund të lexoni postimin e saj të plotë. /Prive.al

“Jam e mbyllur në shtëpi ,duke u kuruar nga COVID-19.
Sigurisht që kjo është një tjetër lloj lufte dhe të gjithë kemi për t’u përballur me këtë luftë të re.
Por ajo që sot më bëri të ulem, e të shkruaj këtë mesazh është një fenomen që po ndodh me ne.
Me dashje ose pa dashje ne po vrasim
njëri – tjetrin duke mos e treguar që jemi të prekur nga COVID-19.
Vemi deri aty sa ulemi me njëri – tjetrin , pijmë kafe, shkjomë dhe për dreka , a darkojmë , qeshim e qajmë, madje kur ndahemi për të treguar që e duam shumë njëri- tjetrin i japim dorën dhe s’mjafton kjo ,po në fund e puthim , Po ,po e puthim fort ,madje më fort ,
aq fort sa i rrasim buzët tek faqja e shokut /shoqes apo dhe mikut si për ti dhënë një urim zemre “e gëzofsh”.
Por ka dhe nga ata që e kanë këtë Corona ,e dalin me vetëdijen e tyre të plotë duke vazhduar jetën, punën e tyre, argëtimet dhe vendosin një maskë në fytyrë , se fundja këtë kanë bërë gjithë jetën e tyre, e jo më tani që u bë koha e maskave. Dhe pyetje lind nëse kanë ndërgjegjie ,kur në darkë kthehen në shtëpinë e tyre , a kanë bërë një bilanc se sa veta kanë filluar të vrasin ?
Kush nuk e ka provuar se kupton, kush e ka provuar e kupton që kjo ështe një luftë dhe është një luftë e ashpër mes jetës e vdekjes. Përveç injorancës që na rrethon, që se pranojnë kur na vjen kjo e flamosur sëmundje, por dhe tek mjeku shkojmë nga fundi ,kur kjo sëmundje e ka bërë tashmë të veten…
Pra këtu është fundi i gjithçkaje si shoqëri.
Për mua si individ ,si qytetare mos të treguarit për prekjen nga Covid është baraz me vrasje.
Ne po vrasim njëri – tjetrin në një formë a ndonjë tjeter.
Zot na jep forcë”

 

View this post on Instagram

 

Jam e mbyllur në shtëpi ,duke u kuruar nga COVID-19. Sigurisht që kjo është një tjetër lloj lufte dhe të gjithë kemi për t’u përballur me këtë luftë të re. Por ajo që sot më bëri të ulem, e të shkruaj këtë mesazh është një fenomen që po ndodh me ne. Me dashje ose pa dashje ne po vrasim njëri – tjetrin duke mos e treguar që jemi të prekur nga COVID-19. Vemi deri aty sa ulemi me njëri – tjetrin , pijmë kafe, shkjomë dhe për dreka , a darkojmë , qeshim e qajmë, madje kur ndahemi për të treguar që e duam shumë njëri- tjetrin i japim dorën dhe s’mjafton kjo ,po në fund e puthim , Po ,po e puthim fort ,madje më fort , aq fort sa i rrasim buzët tek faqja e shokut /shoqes apo dhe mikut si për ti dhënë një urim zemre “e gëzofsh”. Por ka dhe nga ata që e kanë këtë Corona ,e dalin me vetëdijen e tyre të plotë duke vazhduar jetën, punën e tyre, argëtimet dhe vendosin një maskë në fytyrë , se fundja këtë kanë bërë gjithë jetën e tyre, e jo më tani që u bë koha e maskave. Dhe pyetje lind nëse kanë ndërgjegjie ,kur në darkë kthehen në shtëpinë e tyre , a kanë bërë një bilanc se sa veta kanë filluar të vrasin ? Kush nuk e ka provuar se kupton, kush e ka provuar e kupton që kjo ështe një luftë dhe është një luftë e ashpër mes jetës e vdekjes. Përveç injorancës që na rrethon, që se pranojnë kur na vjen kjo e flamosur sëmundje, por dhe tek mjeku shkojmë nga fundi ,kur kjo sëmundje e ka bërë tashmë të veten… Pra këtu është fundi i gjithçkaje si shoqëri. Për mua si individ ,si qytetare mos të treguarit për prekjen nga Covid është baraz me vrasje. Ne po vrasim njëri – tjetrin në një formë a ndonjë tjeter. Zot na jep forcë 🙏🏻

A post shared by Monika Lubonja (@monikalubonja) on

Artikuj të ngjashëm