Këngëtarja e njohur shqiptare Rrezarta Shkurta, ka zbuluar se ajo dhe partneri i saj Ermal Hoxha do të bëjnë dasmën e tyre me 12 korrik.
Lajmin e bëri të ditur vet ajo përmes një postimi në InstaStory.
“12 korrik 2021. Dita jonë. Rrezarta & Ermal”, kishte shkruajtur Rrezarta në mbishkrimin e fotos.
Ajo nuk ka ndarë detaje të tjera, rreth asaj se si do të zhvillohet dasma.
Dyshja kanë një vajzë së bashku të quajtur Hera. /Prive.al