Rrëfehet Alban Skënderaj: ‘Prej vitesh keqtrajtohem….’

By

 

Alban Skënderaj mund të reflektojë çdo gjë përpos revoltës.

Këngëtari i urtë e me përplot pozitivitet gjithmonë shpërndan vetëm dashuri dhe mesazhe të mira por në një realitet si ky i joni, është e pamundur të mos pëlcasë kupa.

Përmes rrjeteve sociale, Albani ka reaguar sot si asnjëherë më parë për të denoncuar trajtimin si bagëti që i bëhet atij dhe shumë shqiptarëve tjerë në baza sistematike në fluturimet Firenze – Tiranë.

Më poshtë shkrimi i plotë i këngëtarit:

Fluturim Firenze – Tirane. Shqiptaret trajtohen si bageti!
Po dal disi nga vetja dhe po shkruaj sepse ndihem tmerresisht keq kur shikoj qe per te disajten here drejtohen nga une me shpresen dhe iluzionin se mund te bej dicka nderkohe qe une, cdo here jam thjesht nje viktime si ata. (Eshte hera e katert qe me ndodh personalisht nder vite)
Nuk di kujt ti drejtoj gishtin edhe pse duket qarte qe jane lojra ekonomike te atyre qe pasurohen mbi kurrizin e shqipetareve te cilet jane te perulur dhe me hallet qe kane e tejkalojne kete shqetesim i cili nuk eshte dhe forte i vogel per ta.
Prej vitesh genjehen e keqtrajtohen ne vazhdimesi, vijne ne Firenze, bejne check-in, rradhe te gjata, kontrollet e ndryshme dhe ne fund ju thone: “Do prisni disa ore, do ju rikthejme valixhet dhe do ju dergojme me autobuza drejte nje aeroporti tjeter, atij te Pises i cili eshte gati 2 ore larg”.
Aty do filloj gjithcka nga e para, mund ta imagjinoni. Si perfundim shqiptaret arrijne ne Tirane ndoshta ore e ore me vonese kur i gjithe fluturimi zgjat vetem 1 ore e 30 minuta. Ka femije, njerez te moshuar e invalide! Arsyeja? “Avioni nuk ulet dot ne Firenze per shkak te motit te keq” kur moti aktualisht eshte i MREKULLUESHEM dhe nderkohe jane duke u nisur dhjetra avione cdo minute drejte cdo cepi te botes. Ne Pisa nderkohe moti eshte i njejte per te mos thene pak me i keq se ketu! Me arrogance asnje shpjegim tjeter! Qesharake! E TURPSHME! Dhe vete punonjesit italiane duken ne siklet te madh dhe pranojne qe eshte ABSURDE!
Jane te lira taksat e aeroportit tjeter? Avioni ndodhet ne Pisa dhe ju shkojne me lire autobuzat? Kete nuk di ta them! Di vetem qe eshte nje tallje dhe keqtrajtim i jashtezakonshem.
Kjo gje ka ndodhur me dhjetra here nder vite, vazhdon ndodh dhe askush nga shqipetaret qe jetojne ne kete zone nuk ka mundesi te ngreje zerin. Imagjinoj cdo ishte bere nese kjo do te ndodhte vazhdimisht me Italiane, Franceze etj nderkohe kur shqiptaret paguajne njesoj madje edhe me shume!
E di qe ka padrejtesi edhe me te medha dhe nje post i Albanit nuk ben diferencen por ndoshta stimulon sado pak vetebesimin dhe ndergjegjesimin edhe per ato dhjetra e qindra raste te ngjashme ku shqipetaret trajtohen padrejtesisht si njerez se kategorise se trete jo vetem nga te huajt por dhe nga vete biznesi e politikat e shtetit te tyre…

Artikuj të ngjashëm