Rozana Radi me zemrën e thyer!

By

Këngëtarja Rozana Radi nuk e ka fshehur kurrë dhimbjen dhe dobësinë për babain e saj të ndjerë.

Jo rrallë ajo ka shpërthyer edhe në lot në studio televizive kur ka folur për kujtimet me të duke dëshmuar një lidhje tejet të ngushtë që as me kalimin e kohës nuk është zbehur në impakt.

Nostalgjike është treguar edhe sot kur ka postuar një imazh përkrah babait të saj nën përshkrimin: ‘Ti më thyen zemrën babi’.

Ndryshe, babai i Rozanës, i ndjeri Ferdinand Radi përbën një emër me peshë në kinematografinë e teatrin shqiptar.

Ai u nda nga jeta në shkurt të vitit 2004. /PRIVE.AL

 

Artikuj të ngjashëm