Rozana Radi e pranon: Jam shumë e dashuruar

By

Gazeta shqiptare Panorama Plus vitin e kaluar shkruante se këngëtarja Rozana Radi, ka prej pesë vitesh e lidhur me dikë! Sipas kësaj gazete, djali që i ka rrëmbyer zemrën quhet Shpëtim Karakushi dhe punon si Oficer i Policisë Gjyqësorë pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Për rreth tri vite, Rozana arriti ta mbajë të fshehtë lidhjen.

4

Flitej në ambiente artistësh, se Rozana ishte lidhur me dikë, por ndërkohë Radi shfaqej mjaft e rezervuar dhe nuk dilte në publik me të.

Por në nëntor të vitit 2015, ajo u pa në Panairin e Librit në shoqërinë e Shpëtimit ku u fotografua ndërkohë që “Panorama Plus” kishte mësuar edhe detaje mbi të zgjedhurin e Rozanës.

Ndërsa këngëtarja e pyetur nga fansat e saj në Instagram nëse është e dashuruar, ka dhënë një përgjigje të thjeshtë dhe të fuqishme: “SHUMË”.

Kjo përgjigje mund të merret edhe si konfirmim i lidhjes së saj me Karakushin!

Ajo këtë vit merr pjesë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”, e përderisa profesionalisht është shumë aktive, ajo ka parapëlqyer që të mos flasë asnjëherë më për jetën e saj private.

Artikuj të ngjashëm