Vajzat nga Kosova dhe Shqipëria konkurruan për Edicionin e 5-ë të Miss Grande A&K, ku për veshjet e vajzave u përkujdes dizajnerja dhe kreatorja Rozana Blakqori.
Gjithsej morën pjesë 20 vajza ku fitueset e dy shteteve do ta përfaqësojnë Kosovën dhe Shqipërinë në Tajlandë.
Përpos çmimit kryesor u ndanë edhe çmime për Miss Face, Miss Eleganca, Miss Interneti, Miss Fotogjenia dhe përcjellëset e Miss-it.
Ndërsa për për organizimin u përkujdes Sherif Pacolli dhe Migena Osmanaj. Këtë vit ky eveniment u mbajt në Swiss Diamond në Prishtinë.