Lokali në qendër të Tiranës dhe i dashuri disa vite më i ri.
Këto janë dy prej temave me të cilat këngëtarja Rovena Dilo po përmendet në shtypin shqiptar kohëve të fundit.
Pas një periudhe qetësie, saga e problemit me lokalin është rikthyer sërish pas një letre publike të Rovena Dilos në lidhje me pronën e saj në zonën e ish-Bllokut që siç po pretendon ajo po tentojnë t’ia grabisin.
I pari që ka reaguar ka qenë vetë daja i këngëtares që në një intervistë për Panoramën, ka hedhur akuza të rënda ndaj mbesës.
Ajo tokë është e imja, e trashëguar nga babai im Naim Vreto. Është një turp i madh sepse ajo nuk ka lidhje fare me atë pronë që ajo e ka uzurpuar. Fillimisht unë kisha tokën dhe ajo e di shumë mirë, sepse i ka pasur letrat aty në lokal. Ne vendosëm që të bëjmë një lokal modest. Në fakt patëm lokalin e parë në Tiranë dhe kemi pasur fitime ato 2-3 vite që kam qenë unë. – u shpreh zotëri Agron Vreto.
Akuzat kanë shkuar deri në atë pikë saqë ai e ka akuzuar Rovenën për lidhje me mafiozë.
“Unë doja ta prishja atë biznes, nuk doja të punojë më me të. Ajo kishte diçka. Me sa kuptova unë, ajo kishte me shumë mafiozë. Njerëz të dyshimtë për mua. Prandaj desha ta mbyllja”, thotë ndër të tjera Agron Vreto.
Lokali quhet ‘Rovena’ dhe ka mjaft frekuentim në zonën e Tiranës. /PRIVE.AL/