Hodhi në treg linjën e re të parfumeve, Kim Kardashian paditet për plagjiaturë

By

Vetëm pak ditë më parë Kim Kardashian lançoi linjën e re të parfumeve  e cila u tha se po korr një sukses super të madh nga shitjet duke fituar miliona euro për një ditë.

Por duket se gjërat nuk po shkojnë mirë për Kim Kardashian sepse ajo është paditur për plagjiaturë nga Vibe Media me pretendimin se i është kopjuar logoja e kompanisë së tyre.

“The Blast” shkruan se pavarësisht se fitimet e Kim ishin kolosale, 1 milion euro në ditë, firma pretendon se ajo ka logon e saj që në 2012-të dhe ajo e Kim e kopjuar duhet të hiqet nga tregu. Kjo firmë kërkon edhe një dëmshpërblim për dëmin e madh që i është shkaktuar.

Nuk dihet ende se si do të reagojë Kim në lidhje me këtë çështje dhe a do ta heqë nga tregu logon e parfumit të saj të ri.

Artikuj të ngjashëm