Këngëtarja Ronela Hajati e cila pak ditë më parë publikoi projektin e ri solo ‘Ladies’ duket që për këtë verë, synimet i ka të qarta.
Për të mbajtur premtimin e dhënë për këngë të shumta e pretendente për t’u shndërruar në hite, Hajati në këtë drejtim po punon intenzivisht.
Për disa ditë rresht, ajo është zhvendosur në Shkup për një arsye të fortë – përgatitjen e projektit të saj të ri muzikor.
Në studion e ‘Brick Records’ të Adrian Gaxhës, edhe Ronela edhe Adriani po punojnë me fokus maksimal në bashkëpunimin e tyre të parë i cili mendohet të publikohet brenda pak javësh.
Ndryshe, kënga me këngëtarin nga Shkupi nuk do jetë e vetmja në bashkëpunim për Ronelën. Ajo gjatë sezonit të nxehtë pritet të sjell edhe një duet me reperin e PINT, Lyrical Son. Teksa këto projekte bëhen gati, momentalisht na mbetet vetëm të presim… /Prive.al/