Ajo në estradën shqiptare gjithmonë ka spikatur me talentin e saj.
Fakti se shumicën e teksteve i shkruan vetë dhe merret edhe me meloditë e krijimeve muzikore duke investuar tërë qenien e saj në një produkt muzikor, e ka shndërruar në një prej këngëtareve tek të cilat suksesi nuk ka ardhur dosido.
E ky mund i madh i Ronela Hajatit po i shpaguhet në trojet shqiptare, dhe jo vetëm!
Projekti i saj ‘A do si kjo’ ka zënë vend në top 40-shen e top listave turke bashkë me ‘Like Rihanna’ të Zerkës.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ‘A do si kjo’ është shndërruar në një prej krijimeve muzikore që gjendet edhe në listën e DJ-ve në Amsterdam të Holandës në festimet e ditës së mbretit.
Të jetë ky një ogur i mbarë për sukses dhe depërtim përtej trevave shqipfolëse për Ronelën ?! Mbetet të shohim rrjedhën e ngjarjeve në vazhdim. /PRIVE.AL/
Rangimin e Ronelës në top lista turke mund ta shihni KËTU.