Një bashkëpunim në mes këngëtares Ronela Hajati dhe Adrian Gaxhës, s’do e priste askush.
Dyshja i kanë siguruar fansat e vet, se këtë verë “do ta kallin”.
Që të dy kanë publikuar në rrjete sociale fotografi nga seti i xhirimeve të klipit, dhe edhe Gaxha e edhe Hajati, duken tejet seksi, prandaj kombinimi, mund të jetë “vullkanik”.
Këngëtarët nuk kanë dhënë detaje se kur do të publikohet e as se si e ka emrin kënga, po kanë lënë një hije misteri duke thënë vetëm “së shpejti”. /Prive.al