Ronela ateron në Tiranë: “Nuk e keni idenë sa kam qarë…”

By

Aventura e Ronelës në Eurovision mbaroi dhe ajo u kthye në tokën mëmë.

Pas tre javësh stres, presion, ushtrime për skenën e madhe të spektaklit evropian këngëtarja është gati t’i rikthehet normalitetit të saj.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram ajo tregoi se këto javë dhe pasi mbërriti në Tiranë ka qarë shumë dhe tani ajo po përvjel mëngët për punët tjera që e presin.

“Nuk e keni idenë sa kam qarë kur aterova në Tiranë sot… gjithsesi kam tre javë që qaj nga emocionet dhe tani gjithçka ka mbaruar. Kam marrë shumë dashuri nga shumë shtete dhe njerëz. Tani… po rikthehem te ajo që isha! Kam shumë projekte për të përfunduar dhe nuk kam kohë për pushim”, shkroi ajo në postimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm