Kohëve të fundit është përfolur për ftohjen e mrrëdhënies mes këngëtarit Blero si dhe partnerës së tij,Afrona Dika.
Mirëpo,është kjo e fundit e cila me një imazh që e ka shpërndarë në njërin nga rrjetet sociale,i drejtohet Bleros,duke ia shprehur atij mungesën e saj që ka për të,i demanton të gjitha spekulimet rreth ciftit.
Në imazhin e postuar ndodhen ata të dy,foto kjo e bërë në pushimet e tyre të fundit në shtetin meksikan,përkatësisht në vendin Tulum.
Blero,përndryshe,po qëndron aktualisht në shtetin turk,ku edhe po mirret me realizimin e projektit të tij më të ri,i cili do të vie shumë shpejt për publikun./Prive.al/