Rona Nishliu thyen heshtjen pas lindjes së vajzës (FOTO)

By

Pak ditë më parë, Prive.al zbuloi ekskluzivisht se këngëtarja Rona Nishliu është bërë nënë për herë të parë.

Ditët e para, artistja e njohur preferoi t’i kalojë pa e bërë lajmin publik, megjithatë, sot Rona ka thyer heshtjen.

Përmes një fotografie me vajzën, bashkëshortin dhe doktorin, Nishliu mes tjerash është shprehur: ‘Ndjenja më përmbushëse dhe më kuptimplotë deri më sot! Më 19.07.2019, në duart tona erdhi Noa. Gjithë këto ditë nuk po gjej fjalët e duhura që të shpreh gëzimin tim për bekimin më të rëndësishëm në jetë.’

Kujtojmë që vajza është fryt i dashurisë disa vjeçare të këngëtares me bashkëshortin, Florin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm