Pas vizitës në Kosovë, ja për ku janë drejtuar çifti Tolgahan dhe Almeda Sayışman

By

Aktori turk me famë botërore Tolgahan Sayışman erdhi në kryeqytetin kosovar mëngjesin e së mërkurës i shoqëruar nga modelja dhe aktorja, Almeda Abazi dhe djali i tyre katër muajsh, Efehan.

Prive ishte aty për të mirëpritur çiftin e famshëm të cilët ishin gjithë buzëqeshje teksa dilnin nga Aaeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

View this post on Instagram

Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi se bashku me djalin e tyre arrijne ne Prishtine. Pse erdhen, do ta kuptojme gjate dites se sotme!

A post shared by Prive.al (@prive.al) on

Ata janë mirëpritur gjatë paradites në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nga ministri ende në detyrë i kësaj ministrie, Kujtim Gashi.

Të pranishëm në takimin e zhvilluar në zyrën e ministrit ishin edhe kabineti i tij, si dhe delegacioni turk.

Arsyeja e këtij bashkëpunimi ka qenë një marrëveshje e nënshkruar mes MKRS-së dhe Ministrisë së Kulturës të Turqisë, për realizimin e disa projekteve të përbashkëta. Lidhur me këtë, Kujtim Gashi u shpreh i gatshëm për realizimin e këtyre projekteve.

“Aktori Tolgahan qëndron këto ditë në Kosovë me ftesën time, me arsyen dhe qëllimin për mundësitë e bashkëpunimit, duke pasur parasysh që Kosova ka pasur një progres jashtëzakonisht të madh këto dy vite në zhvillimin e kulturës, veçanërisht në ato të kinematografisë. Besoj që Tolgahan do të jetë një emër i njohur që do të kontribuojë në këtë bashkëpunim”, u shpreh Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi në postimin në llogarinë e tij në Instagram.

 

Për më shumë detaje, se çka ndodhi në takimin e lartpërmendur, ndiqeni videon e mëposhtme:

Me të mbaruar vizitën në Kosovë, ku çifti u ndanë shumë të kënaqur nga mikpritja dhe Tolgahan duke u ndjerë shumë krenar për rolin që pati në këtë takim, dyshja u nisën për Shqipëri, për të qëndruar pak kohë me familjarët e Almedës. /Prive.al

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm