‘Romeo&Juliet’ deri në Amerikë, kënga e Mozzikut dhe Loredanës po qëndron në Top 10

By

Para pak ditësh, Mozzik dhe Loredana lëshuan bashkëpunimin e tyre të dytë me titull “Romeo&Juliet”.

Dyshja janë përshtatur shumë bashkë madje ky projekt i ri po i thyen të gjitha rekordet në youtube.

Për çdo ditë, kënga po arrin nga një milion klikime dhe jo vetëm. ‘Romeo&Juliet’ po qëndron në vendet e para në Gjermani e Zvicër por ajo ka arritur të dëgjohet deri në Amerikë.

Projekti i çiftit të njohur shqiptar, ka arritur të jetë në Top 10 në Amerikë dhe këtë e ka bërë të ditur edhe Mozzik përmes një instastoryt.

Pas këtij dueti, Mozzik dhe Loredana kanë njoftuar për një tjetër që titullohet “Tom&Jerry” dhe që do të publikohet së shpejti./Prive.al

Artikuj të ngjashëm