Atë si artist, e karakterizojnë melankolia dhe shpirti romantik.
Nuk ka të dashuruar që të paktën një herë nuk kanë vallëzuar e shkembyer puthje nën tingujt e bukur të këngëve të Alban Skënderajt dhe vargjet e tij kushtuar dashurisë.
Artisti që gjithmonë i shkruan e i këndon ndjenjës më sublime, ka pasur fjalët më të ndjera për ta uruar partneren e tij për ditëlindje.
Skënderaj ka publikuar në Instagram një fotografi me Miriam Canin, e më pas i ka bërë një përshkrim me fjalë magjepsëse.
“Kush na njeh e di qe jam une ai me fat, qe ti je nje bekim ne jeten time dhe ne familjen tone, qe pa ty une nuk do isha ky qe jam! Ti, qe dhuron dashuri e perkushtohesh pa asnje kusht, qe duron cdo kaprico te karakterit tim jo te lehte, qe zbeh cdo pasiguri timen. Ti per mua nuk je as 1 ne 7.6 miliarde! Ti per mua je TI, E VETMJA! Mikja e zemres time, spiranca ne qiellin tim! Kush na njeh e di qe jam une ai me fat! Gezuar shpirt”, ka shkruar Albani, në urimin për Miriamin.