2TON së shpejti me projekt të ri (VIDEO)

By

Reperi nga Ferizaji, Arton Avdyli i njohur për publikun si 2TON pas dy krijimeve muzikore që lansoi gjatë vere është duke finalizuar edhe këngën e tij më të re.

Projekti tij i fundit ishte bashkëpunim me vëllaun e tij Xhavit Avdyli, mirpo këtë herë ai ka zgjedhur të vijë solo e për muzikën e tekstin edhe kësaj rradhe është përkujdesur vetë artisti.

Artoni përsëri do të vijë me videoklip ndërsa xhirimet për të do të fillojnë së shpejti e publikimi i tij pritet të bëhet në muajin tetor.

Ai u përfol edhe për një bashkëpunim gjatë kësaj vere me këngëtaren Nora Istrefi, por që u anulua për këtë vit teksa nuk dihet nëse do të kryhet ndonjëherë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm