Roli i Dua Lipës në filmin “Barbie” nuk do të jetë vetëm si aktore

By

Dua Lipa ka një tjetër projekt emocionues në punë, pasi ajo do të regjistrojë këngën e filmit të shumëpritur Barbie.

Filmi live-action Barbie i Greta Gerwig do të shohë Margot Robbie të marrë rolin e kukullës ikonike, ndërsa Ryan Gosling do të luajë si Kenin, dashurinë e saj të gjatë.

Dhe MailOnline zbuloi se edhe këngëtarja Dua, 27 vjeçe, do të jetë e përfshirë në projekt, pasi ajo do të publikojë një hit që është shkruar enkas për filmin.

Përveç shkrimit të këngës tematike për epikën e mbushur me yje, Dua do të luajë gjithashtu si një version sirenë i Barbie, me një pamje të parë që e tregon atë me kostum. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm