Një anëtar i ri në familjen e Berat Gjimshitit?! (FOTO)

By

Jeta private e futbollistit me origjinë shqiptare,Berat Gjimshiti ka qenë shumë e komentuar viteve të fundit.

Me theks të veçantë tek romanca e dashurisë me Alisën, suplementet rozë dhe mediat online e kanë ndarë shpesh përmes shkrimeve.

Si rrjedhojë, Berati vendosi të tregohet më i rezervuar në paraqitjet e tij duke mos ekspozuar shumë nga jeta private.

Por, sonte nuk është duruar!

Futbollisti i kombëtares ka publikuar një fotografi nga komunikimi me të dashurën e tij në Facetime duke dëshmuar se nuk ka ndonjë risi në romancën dhe ai me Alisën vazhdojnë të jenë bashkë, madje me një anëtar të ri në ‘familje’.

Bëhet fjalë për qenin, të cilin Berati në postimin e bërë e ka barazuar me Alisën duke i konsideruar të dy si ‘bebet’ e tij! Se a ka plane për beben e vërtetë, kjo nuk mund të thuhet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm