Disa javë më parë, emisioni Prive zbuloi bukuroshen që fshihej tash e një kohë pas fotove misterioze të boksierit Haxhi Robin Krasniqi.
Vajza që i ka vjedhur zemrën seriozisht sportistit të suksesshëm në botë u kuptua se ishte Heidi Lushtaku, drenicakja që jeton në Zvicërr.
Tashmë kur lidhja është bërë publike, duket se çifti nuk ka arsye për t’u fshehur.
Për të parën herë, Robin Krasniqi ka zbuluar me fytyrë të plotë bukuroshen në një postim ku shfaqen bashkë në makinë.
‘Gjysma ime. Përgjithmonë’ – ka deklaruar Krasniqi në fjalët e para publike për Heidin.
Kujtojmë se nga burime të sigurta që edhe konfirmuar lidhjen, Prive pati kuptuar se në fakt dyshja e kanë lidhjen aq seriozisht sa opsionin e martesës po e shqyrtojnë për një të ardhme të afërt. /Prive.al/