‘New rules’ lë prapa ‘Your Song’ në klasifikimet britanike

By

Java e kaluar solli një situatë goxha interesante në klasifikimet e këngëve më të suksesshme në Britani të Madhe me dy kosovare në të njejtën listë.

Rita Ora, përmbyllte top 10-shen teksa Dua Lipa me këngën e saj ‘New Rules’ ishte një pozitë më lart, e 9-ta.

Por, duket se nga java në javë, suksesi i ‘New Rules’ po eklipson këngën e Rita Orës e cila pozitën më të mirë në klasifikim e pati të shtatën.

Dua këtë javë ka dalur e pesta duke shënuar klasifikimin më të mirë të saj ndonjëherë në top listat britanike teksa Rita e 11-ta.

Ndryshe, kënga, pjesë e albumit të parë të Duas ka ecur jashtëzakonisht mirë edhe me videoklip në Youtube duke grumbulluar 90 milionë shikime për rreth një muaj, shifër e paparë ndonjëherë për Lipën. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm