Prive zbulon të dashurin dhe shtatzëninë e bukuroshes shqiptare!

By

U bë kohë prej kur kemi dëgjuar herën e fundit për Mirjeta Shalën, Miss Universe Kosova 2013 e cila përfaqësoi vendin në evenimentin e rëndësishëm Miss Universe 2015 shkaku i problemve politike me shtetin rus.

E zhvendosur në Amerikë ku ndjek ëndrrën prej modeleje, bukuroshja duket të jetë distancuar nga rrjedhat e Kosovës.

Megjithatë, përkundër distancës, zhvillime të rëndësishme duket se ka pasur në jetën e Shalës.

Prive.al ka arritur të mësoj nga burime të sigurta se Mirjeta ka nisur tash e një kohë një lidhje me Hekuror Nezaj, shqiptar me banim në Amerikë.

Ndonëse nuk ka fotografi të përbashkëta, në rrjete sociale dyshja ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe kohë pas kohe edhe postojnë nga vende të përbashkëta.

Sikur të mos mjaftonte ky informacion, Prive.al ka arritur të kuptoj nga po të njejtat burime sipas të gjitha gjasave se Mirjeta është shtatzënë me personin në fjalë.

Emisioni ka tentuar të kontaktoj për tre ditë rresht me ish-Miss Kosovën, por kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje duke zgjedhur që as të mos demantojë e as të mos konfirmojë gjërat, në një veprim që vetëm se vulos vërtetësinë e dyshimeve.

Mirjeta ndonëse ka disa kohë që nuk ka postuar foto të plota në trup por ‘mban’ rrjetet me sete të realizuara paraprakisht nëse lajmi është i vërtetë nuk do mund ta fsheh për shumë gjatë dhe mbase ajo që do na mbetet do jetë bërja përhajër e dy gjërave, lidhjes e shtatzënisë. Deri atëherë, presim… /Prive.al/

Image may contain: 1 person

Në foto: Hekuror Nezaj

mirjeta

Foto: Postimet e Mirjetës ku Hekurorit i referohet si dashuri.

Artikuj të ngjashëm